• Panik te Liverpool, arrestohet Firminho

    Publikuar: 26 Dec 9:16

    Pas gëzimit të madh për fitoren në momentet e fundit të derbit kundër Everton, lajme të këqija vijnë nga kampi i Liverpool. Në vigjilje të ndeshjes kundër Stoke City, shpërthen ajo që shtypi anglez e ka pagëzuar me emrin “çështja Firmino”. Mesfushori i avancuar brazilian ka përjetuar një Krishtlindje shumë turbullues, që rrezikon madje t’i kushtojë shtrenjtë. Futbollisti 25 vjeçar, mbrëmjen mes datës 24 dhe 25 Dhjetor, është ndalur nga një patrullë policie gjatë një post-blloku. Pas kontrollit rutinë, u identifikua një nivel shumë i lartë i alkolit në organizmin e futbollistit, çka çoi në arrestimin e tij, me akuzën e drejtimit të mjetit në gjëndje të dehur.

    Roberto Firmino in action during the recent Merseyside derby
    Firmino u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

    Gjithçka ka ndodhur në mes të Liverpool dhe Firmino u la i lirë mëngjesin e nesërm, sikurse deklaron edhe zëdhënësi i policisë së Merseyside, që ka konfirmuar gjtihçka. Jurgen Klopp me siguri nuk do të besojë te braziliani për ndeshjen e nesërme, edhe pse mungesa e Firminos do të ndjehej më shumë në ndeshjen delikate të datës 31 dhjetor kundër Manchester City. Piëkrisht në atë datë, do të dalë para gjykatës së Liverpool për verdiktin mbi atë që ndodhi, çka mund t’i kushtojë atij punë në shërbimet sociale dhe një gjobë të majme.

    Roberto Firmino has been charged with drink driving
    Braziliani ka realizuar 6 gola dhe ka dhë po aq asiste në 18 ndeshje.

    Ndërkohë klubi në “Anfield Road”, sikurse vetë futbollisti Brazilian, ka vendosur të mos japë asnjë deklaratë apo prononcim, të paktën deri kur “procedimi i tij ligjor të mos ketë përfunduar”. Ajo që është e qartë është që episdoi jo futbollistik ka prishur sezonin e Firminos, që deri tani ka qenë i shkëlqyer në aspektin e rendimentit. Futbollisti në fakt ka dëshmuar se është integruar në mënyrën më të mirë të mundshme në Liverpool-in e Klopp, me 6 gola dhe po aq asiste në 18 ndeshje.

    [interaction id=”5861783b804953407ce1aa85″]


    Lexo postimet e tjera