Futboll

Liverpool ofertë 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar të Zvicrës

Rënia e Stoke City në Championship ka bërë që mjaft nga talentet e kësaj skuadre të largohen dhe të jenë në qendër të shënjestrë të ekipeve “big” të Premier League dhe një prej tyre është Xherdan Shaqiri. Pas interest të Manchestër United, një tjetër skuadër që është interesuar për mesfushorin me origjinë shqiptare është Liverpool që është gati të bëjë një ofertë për 26-vjeçarin.

Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, sipas të cilave skuadra e trajnerit Jurgen Klopp është gati të investojë 20 milionë euro për lojtarin, për ta mbajtur në Premier edhe sezonin tjetër. Klopp beson se një “luftëtar” si Shaqiri është i përshtatshëm për skemat e tij, ndaj kërkon ta sjellë në “Anfield Road”.

Për momentin, asnjë bisedim mes klubit londinez dhe lojtarit, pasi Shaqiri ka qenë deri dy ditë më parë në Rusi, pasi ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës, dukle realizuar edhe një gol ndaj Serbisë. Por drejtuesit e Liverpool kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit, për të parë nëse është e mundur që ai të transferohet brenda korrikut.

Më shumë nga Futboll