Merkato

Liverpool, pas Coutinho dhe Salah kërkon De Bruyne-n e Serisë A

Te Napoli që kryeson Serinë A bie në sy momenti shumë i mirë që po kalon Piotr Zielinski. Lojtari polak, pavarësisht se nuk është titullar i rregullt i ekipit të Maruzio Sarri-t, ka treguar se është i domosdoshëm për ekipin “axurr” dhe se vlen më shumë se ato 15 milionë euro që presidenti Auerlio De Laurentiis i ka paguar Udinese-s para dy vitesh.

I përkufizuar nga Sarri si “De Bruyne i ri”, Zielisnki ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar gjashtë gola. Për një kohë të gjatë, ai ka qenë një nga fiksimet e Adriano Galliani-t në merkato, por kuqezinjtë nuk kanë arritur ta finalizojnë operacionin.

Përtej pengut të Milan, Napoli duhet të shqetësohet për të ardhmen e lojtarit. Pas fjalëve të thëna në konferencë për shtyp nga Sarri (“Piotr është një talent absolut. Ka aftësi të mëdha fizike dhe nëse përmirësohet në aspektin e personalitet mund të luajë në çdo zonë të fushës”) është shtuar interesimi i klubeve të tjera europiane. Veçanërisht i Liverpool, me trajneri Jurgen Klopp që duket se e vlerëson shumë ish-lojtarin e Udinese-s.

Sipas shtypit britanik, trajneri i klubit anglez mësohet se ndjek lojtarin që nga koha që ai luante me Empoli-n dhe po përgatit një sulm për merkaton e verës. Por “Të Kuqtë” do të duhet të jenë gati të hapin kasafortën për të kënaqur një president si De Laurentiis, i cili nuk pret një ofertë më të ulët se 35/40 milionë euro. Vetëm për një shumë të tillë dy palët mund të ulen rreth një tavoline dhe të nisin negociatat.

Më shumë nga Merkato