Merkato

Liverpool përfiton nga Ronaldo, do sulmuesin e Juventus

Liverpool mësohet të ketë nisur kontaktet me menaxherin që mundësoi kalimin e Paulo Dybala nga Italia në Argjentinës.

“TuttoMercatoËeb” ka shkruar se “Të Kuqtë” shpresojnë të përdorin transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro tek Juventus për të bindur Dybala.

Liverpool, sipas raporteve, kanë kontaktuar ish-menaxherin e sulmuesit, Gustavo Mascardi, i cili mundësoi kalimin e lojtarit te Palermo në 2012-ën.

Dybala ka qenë i grumbulluar me Argjentinën në Kupën e Botës, por luajti vetëm 22 minuta në Rusi. Klubi anglez po mendon të bëjë një ofertë konkrete, duke parë se Juventus mund të jetë e detyruar ta shesë për të mbuluar operacionin “Ronaldo”.

24-vjeçari argjentinas ka shënuar 26 gola në 46 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar, por nuk konsiderohet i paprekshëm, me trajnerin Allegri që e ka lënë disa herë jashtë formacionit titullar.

Më shumë nga Merkato