Champions League

Liverpool me ”pesë yje” është me një këmbë në çerekfinale…

Liverpool me ”pesë yje” është me një këmbë në çerekfinale…

Liverpool prek me njërën dorë çerekfinalen e Champions Leauge, pasi ka fituar 5-0 në “Dragao” ndaj Porto, një rezultat që e bën ndeshjen e kthimit në “Anfield Road” thjesht një formalitet për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Në mesin e pjesës së parë, Saido Mane realizoi golin e avantazhit për miqtë, duke përfituar edhe nga një reagim i dobët i portierit vendas Jose Sa.

Katër minuta pas golit të parë, Liverpool gjeti të dytin me anë të Mohamed Salah, i cili tregoi momentin e jashtëzakonshëm të formës që po kalon duke shënuar me gjakftohtësi pas një “palexho” të topit me katër kohë. Ky ishte goli numër 30 i Salah për Liverpool në të gjitha veprimtaritë, vetëm 1 gol larg rekordit të Luis Suarez me 31 gola në sezonin 2013/14. Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtën tablo si e para…

Porto u shfaq shumë e dobët për të reaguar ndaj “të kuqve”, ndërsa Liverpool gjeti edhe golin e tretë, sërish me anë të Saido Mane, që tundi rrjetën duke shënuar golin e tretë. Kur kishin mbetur 20 minuta lojë Firmino kompletoi “pokerin” e britanikëve, ndërsa goli i pestë mban sërish firmën e Mane, autor i një “triplete” që vulosi fatet e ndeshjes dhe të kualifikimit.

Pas City, që fitoi 4-0 të martën në fushën e Bazel, Liverpool është një tjetër skuadër nga Premier League që “blindon” kualifikimin që në ndeshjen e parë. Skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar 28 gola në këtë edicion të Champions Leauge, më shumë se kushdo tjetër.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League