Premier League

Liverpool “poker”, Salah & Mane “fundosin” West Ham

Liverpool ka festuar rikthimin e Sadio Mane me një fitore fantastike ndaj West Ham me rezultatin 4-1. Trajneri Jurgen Klopp kishte thënë se do ta aktivizonte rreth 20 minuta sulmuesin Mane por ai befasoi të gjithë duke i dhënë një fanellë titullari dhe ai ia shpërbleu.

Goli i parë erdhi nga këmbët e tij, teksa në minutën e 21’ shtron në tavë një top brenda zonës për Salah i cili e kishte shumë të lehtë për të shënuar ndaj Hart. Tre minuta më pas Matip përfiton nga një rrëmujë në zonë duke shtyrë topin në rrjetë nga shumë afër. Aq përfundoi pjesa e parë. pas pushimit Bilic reagon duke futur në fushë Andy Carrol dhe në minutën e 55’ ishte Lanzini ai që ngushtoi diferencën.

Por Liverpool kundërpërgjigjet menjëherë me blerjen e re Oxlade-Chamberlain vetëm një minutë më pas. Ai që vulosi rezultatin ishte ai që zhbllokoi rezultatin, pikërisht Salah me një super gol nga një tjetër pasim i Mane. Me këtë fitore Liverpool ngjitet në vend të gjashtë të renditjes së Premier League dhe i bashkohet grupit të kryesuesve që luan nesër.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Premier League