Connect with us

Futboll

Liverpool poshtëron Bayern, brenda në Mynih!!!

Liverpool poshtëron Bayern, brenda në Mynih!!!

Liverpool ka fituar 3-0 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e luajtur mbrëmë në “Allianz Arena”, e vlefshme për gjysmëfinalen e turneut miqësor “Audi Cup 2017” dhe do të ndeshet me Atletico Madrid, në finalen e kësaj veprimtarie, ditën e enjte.

Bayern ka humbur 3 (Milan, Inter, Liverpool) barazuar 1 (Arsenal) dhe fituar 1 (Chelsea) nga 5 miqësoret e luajtura këtë verë

Saido Mane, pas shtatë minutash lojës, dhe Mohuamed Salah, nëntë minuta para fundit të pjesës së parë, shënuan për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Ndërsa, shtatë minuta para fundit të ndeshjes, “të kuqtë” gjetën edhe golin e tretë, pas perlës së Sturridge.

Liverpool do të luajë në finale kundër Atletico Madrid, që fitoi me përmbysje, 2-1 ndaj Napolit, në ndeshjen tjetër të luajtur për “Audi Cup”. Napoli-Bayern do të jetë ndeshja që do të luhet për vendet 3 dhe 4.

Më shumë nga Futboll