La Liga

Liverpool pranon ofertën e Barcelona-s për Coutinho

Ka ardhur lajmi që tifozët e Liverpool nuk donin ta dëgjonin. Liverpool, sipas shtypit anglez, ka pranuar ofertën e Barcelona-s për Philippe Coutinho.

Katalansit duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Neymar, i cili u transferuar te PSG për shumën rekord 222 milionë euro. Liverpool do të arkëtojë 90 milionë euro për Coutinho, por kostoja e këtij operacioni mund të arrije deri në 120 milionë euro, duke përfshirë bonuset e ndryshëm.

Merkato e kësaj vere duket do të futet në histori për operacionet më të çmendura të të gjitha kohërave. Dhe të mendosh se kanë mbetur akoma edhe 23 ditë para fundit të saj.

Më shumë nga La Liga