Champions League

Liverpool rrezikon “grupin e hekurt” në Champions League…

Liverpool mund të përballet me një “grup të hekurt” në Champions League, duke qenë se janë caktuar në vazon e tretë, në shortin që do të hidhet në muajin gusht.

Finalistët e edicionit të kaluar të Champions League ka shumë mundësi që të jenë në grup me Real Madrid ose Barcelona, Borussia Dortmund dhe Inter.

Shumë tifozë të Liverpool janë shqetësuar për këtë fakt në rrjetet sociale.

Ka një shans që “Të kuqtë” të ngjiten në vazon e dytë, që Benfica të eliminohet nga Fenerbahce, përndryshe, në rast kualifikimi të portugezëve, të besuarit e Klopp do ta shohin veten në vazon e tretë.

Më shumë nga Champions League