Connect with us

Futboll

“Liverpool, më i rrezikshëm pa Suarezin në ekip”

Simon Mignolet mendon se Liverpool tani është një skuadër më e rrezikshme, krahasuar me kohën kur pika e referimit në 11-shin e “Të kuqve” ishte Luis Suarez. Në sezonin 2013-2014, uruguaiani pati shënuar 31 gola dhe pati dhënë 21 asiste në 33 ndeshje në Premier League, duke bërë që Liverpool të besonte deri në javët e fundit te titulli kampion, por në fund e pa veten dy pikë larg ekipit kryesues, Manchester City. Portieri vlerëson faktin se tani skuadra e drejtuar nga Jürgen Klopp luan në grup.

“Çdo fundjavë ka zhgënjime, sepse në fushë luajnë vetëm 11 lojtarë, por po luftojmë për të njëjtin objektiv. Kështu, mendoj se fuqia jonë këtë sezon është se luajmë si skuadër. Kur erdha këtu, loja kishte të bënte më shumë me disa lojtarë individualë; Luis Suarez dhe Daniel Sturridge shënonin të gjitha golat dhe Steven Gerrard luante akoma. Tani rreziku vjen nga forca dhe bashkimi i skuadrës. Më parë, po të ndalje Luisin, do të kishe një shans kundër nesh. Tani jo më”, – është shprehur së fundmi 28-vjeçari.

 

Më shumë nga Futboll