Futboll

Liverpool vazhdon “pazarin” te Roma, kërkon dy futbollistë verdhekuq!

Liverpool vazhdon “pazarin” te Roma, kërkon dy futbollistë verdhekuq!

Liverpool pritet që të bëj një ofertë për të marrë dy futbollistë nga Roma, gjatë verës së ardhshme. Jurgen Klopp bëri një blerje të goditur, duke marrë Mohamed Salah nga verdhekuqtë gjatë verës së kaluar për 40 milionë euro dhe egjiptiani është golashënuesi më i mirë në Premier League. Synimi kryesor i “të kuqve” në verën e ardhshme do të jetë blerja e një portieri pasi Simon Mignolet dhe Loris Karius nuk kanë dhënë garanci në këtë sezon. Shtypi ka shkruar se portieri braziliani i Roma, Alisson, është emri i parë në listën e Klopp, pasi ka shfaqur prej kohësh interesimin për 25-vjeçarin.

Image result for strootman

Ndërkohë, Liverpool ka nisur të lëvizë edhe për shokun e Alisson te Roma, Kevin Strootman. 27-vjeçari ka qenë një nga pikat më të forta te Roma gjatë katër viteve të fundit dhe ka luajtur plot 108 ndeshje me verdhekuqtë, që kur u ble nga PSV Eindhoven. Sipas “Radio Italia”, Klopp është përgatitur të bëj një ofertë për Strootman, si njeriu i duhur për të zëvendësuar Emre Can që do të shkojë te Juventus. Klauzola për prishjen e kontratës së Strootman me Roma është 50 milionë euro. Ai do ta përforconte mesfushën në “Anfield” bashkë me Naby Keita, që do të vijë në janar nga RB Leipzig.

Më shumë nga Futboll