Merkato

Liverpool zyrtarizon blerjen rekord

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e portierit brazilian, Alisson Becker, nga Roma për 73 milionë euro.

Numri 1 i “Seleçaos” është bërë kështu portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke lënë mbrapa Buffon, i blerë për 52 mln euro nga Juventus në 2001.

Pas gafave të bëra nga Lloris Karius në finalen e Champions League, mbrojtja e Klopp do të jetë në duar shumë të sigurta.

Më shumë nga Merkato