Premier League

Legjenda e Arsenal kthehet te “Topçinjtë” në rolin e trajnerit

Freddie Ljunberg pritet t’i ribashkohet klubit të Arsenal si trajneri i U-23.

Suedezi, i cili ka qenë trajneri i U-15 të Arsenal si dhe asistent i U-19 gjatë sezonit 2016/17, u largua për t’iu bashkuar Wolfsburg-ut në vitin 2017 si asistent i trajnerit.

Menaxheri i Akademisë Per MErtesacker është shprehur: “Rikthimi i Freddie na kënaq jashtë mase. Ai sjell me vete eksperiencë të madhe dhe nivelin më të lartë të entuziazmit, energjisë dhe inkurajimit për të rinjtë e klubit.

“Ai e njeh shumë mirë klubin dhe vlera t e tij. Freddi e di se sa e rëndësishme është t’i japësh mundësi të rinjve në mënyrë që të zhvillohen.

“Të gjithë e njohin Freddie-n dhe e dinë sesa shumë e do ai Arsenal-in dhe po presim me padurim të bashkëpunojmë me të.

Më shumë nga Premier League