Kampionati Shqiptar

Llogaritë bankare të Vllaznisë mbeten të bllokuara

Llogaritë bankare të klubit të Vllaznisë vijojnë të mbeten të bllokuara. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Drejtorisë rajonale të tatim-taksave në Shkodër, Hysen Hysaj. Ky i fundit ka folur për mediat lokle të qytetit verior, ku ka konfirmuar dhe faktin që llogaritë e klubit shkodran mbeten të bllokuara.

Krytatimori i Shkodrës ka deklaruar se klubi Vllaznia ka pasur një akt-marrëveshje me drejtorinë rajonale të tatim-taksave në Shkodër, që në fakt i ka qëndruar strikt deri në një periudhë të caktuar.

Por, më pas ka pasur devijime të kësaj marrëveshje. Kështu, në momentin që nuk i ka qëndruar likujdimit të kësteve që ishin parashikuar është prishur kontrata dhe i kemi bllokuar llogaritë klubit Vllaznia, shton Hysaj.

Ndër të tjera, drejtori i drejtorisë rajonale të tatim-taksave Shkodër shton se drejtuesit e Vllaznisë kanë shfaqur interes për të rilidhur një akt-marrëveshje të re me drejtorinë e tatimeve, citon “shkodrasport”

Nisur nga reputacioni i Vllaznisë dhe vështiresitë që ky ekip ka pasur nder vite, Hysaj tha se po bëjmë maksimumin që të krijojmë të gjitha mundesitë e mundshme konform ligjit,  për të mos u penguar për asnjë moment veprimtaria e këtij ekipi.

Kështu mësohet të jetë shprehur Hysen Hysaj, gjatë një interviste për mediat lokale të Shkodrës,  duke konfirmuar dhe njëherë se Vllaznia tashmë ndodhet jo vetëm në krizë rezultatesh por edhe në krizë financiare, që ndoshta nuk është kryesorja, por ndikon tek ecuria e ekipit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar