Futboll

Llorente dhe Antonio, zgjedhjet e bëra nga Conte!

Antonio Conte dëshiron të bashkohet sërish me Fernando Llorente gjatë këtij muaji, te Chelsea. Trajneri i “bluve” synon të përforcojë më tej skuadrën në krye të renditjes, me ndërhyrje gjatë merkatos së janarit dhe një alternativë për qendërsulmuesin Diego Costa është një nga prioritetet. Sulmuesi i Swansea, Llorente, i cili ka punuar me Conte te Juventus gjatë sezonit 2013-14, është emri surprizë në bllokun e shënimeve të drejtuesve londinezëve, krahas Michail Antonio, futbollisti i West Ham që mund të mbulojë disa role.

Swansea striker Fernando Llorente (left) is a January target for Chelsea boss Antonio Conte

Fernando Llorente

West Ham star Michail Antonio (left) is also being considered by the Premier League leaders

Michail Antonio

Antonio ka lënë një përshtypje të mirë në këtë sezon me West Ham, pavarësisht nga problemet që ka pasur skuadra se Slaven Bilic. Ai ka shënuar tetë gola në këtë edicion të Premier League. Nëse West Ham nuk do të shesë Antonio, atëherë alternativa në listën e dëshirave të Conte është Jonas Hector i Coln. Nëse klubi nuk do të arrijë të marrë asnjë përforcim, atëherë do të jetë i detyruar të rikthejë Nathan Ake nga huazimi te Bournemouth. Ndërkohë, Llorente, i cili iu bashkua Swansea gjatë merkatos së verës ka shënuar 6 gola në 17 ndeshje në Premier, por siç thamë është i preferuari i trajnerit Conte.

Më shumë nga Futboll