Connect with us

Merkato

Llorente kërkohet nga “big”-ët e Premier league

Për një lojtar që është mësuar të fitojë tituj dhe që të luajë ndeshje të rëndësishme nuk është kurrë e lehtë të luajë te një ekip mesatar, por nëse ka motivimin e duhur, rezultatet mund të jenë të jashtëzakonshme. Fernando Llorente, i cili mes 2012-ës dhe 2016-ës ka fituar dy tituj me Juventus, një Europian me Spanjën, ka luajtur një finale në Champions League, dy në Europa League (një e ka fituar), verën e kaluar ka kaluar nga Sevilla te Swansea. Guidolin e ka kërkuar me ngulm, por edhe ata që kanë ardhur pas trajnerit italian, Bradley dhe Clement, e kanë pozicionuar në qendër të sulmit të tyre. Llorente i ka shpërblyer të gjithë trajnerët dhe falë 14 golave të tij skuadra uellsiane ka arritur të sigurojë mbijetesën në Premier League.

Llorente ka qenë një sulmuesit më të mirë në këtë sezon të kampionatit anglez. ky fakt nuk duhet të befasojë askënd dhe sigurisht ka bërë të buzëqeshë ekipin e “Mjellmave” që pasi ka siguruar qëndrimin në Premier League, tani mund të arkëtojë edhe një shumë të konsiderueshme milionash me shitjen e spanjollit. Llorente, në fakt, do të largohet nga Sëansea dhe ka shumë mundësi që sezonin e ardhshëm të kthehet të luajë në Champions League. Sipas “Daily Mail”, ai është në qendër të zërave të merkatos. Llorente pëlqehet nga Chelsea, Manchester United dhe nga Manchester City.

Conte, në këtë moment, duket se është në avantazh ndaj Guardiola-s. Ish-trajneri i Italisë e njeh mirë spanjollin dhe e di mirë se sa i dobishëm mund të jetë ai për skuadrën e tij. Nëse, siç dlitet, Lukaku do të marrë vendin e Diego Costa-s, “Bluve” do t’u duhet një sulmues ekspert si alternativë e parë dhe Llorente ka profilin ideal. Ndërsa United mund të bëjë një revolucion në sulm. Rashford është i paprekshëm, Ibra është drejt largimit dhe në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Martial dhe Rooney, Mou mund t’i besojë ish-juventinit. Më pas vjen Guardiola, i cili ka Aguero dhe Jesus në sulmin e tij, por do të ketë një tjetër sulmues të parë në organikën e skuadrës.

 

Më shumë nga Merkato