Kampionatet në Europë

Loja e trefishtë, që dërgon Raphael Varane te Manchester United

Një lojë trefishe mes tri klubeve të mëdha në Europë e dërgon Raphael Varane në radhët e Manchester United të José Mourinhos verën e ardhshme, zbulon “Donbalon” në Spanjë. Trajneri portugez ka qenë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit francez, si një nga opsionet më të mira për të përforcuar prapavijën e “Djajve të Kuq” dhe do të ketë justifikimin ideal për të nisur haptazi kontaktet për nënshkrimin e tij sapo të përfundojë ky sezon. PSG-ja e Neymar, përveç kësaj, ka shumë të bëjë me gjithë këtë. Pala pariziene, gjithashtu, është shumë e interesuar në përforcimin e qendrës së mbrojtjes dhe, në rastin e saj, ka vënë në qendër të vëmendjes argjentinasin Marcos Rojo.

Qendrori i Manchester United nuk ka shumë minuta këtë sezon dhe klubi i kryesuar nga Nasser Al-Khelaïfi dëshiron të përfitojë nga kjo rrethanë, për ta marrë atë në Paris për rreth 30 milionë euro, siç pretendojnë nga Anglia. Largimi i Marcos Rojo do të ishte justifikimi ideal për Mourinhon, që të kërkojë nga Manchester United të hidhet me gjithçka për të nënshkruar një Varane, i cili ka qenë prej kohësh në listën e tij të prioriteteve për qendrën e mbrojtjes. Dhe Real Madridi i Florentino Perez, përveç kësaj, tashmë ka një qëllim shumë të qartë për të bërë partner të ri “vallëzimi” të Sergio Ramos në mbrojtje të preferuarin prej kapitenit të “Los Blancos”, Leonardo Bonucci.

Më shumë nga Kampionatet në Europë