Miks Bota

Lojërat 2024, Parisi mbështetje edhe nga Presidenti i ri Macron

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se ndryshimet në pushtet që ndodhën në këtë shtet nuk do ta pengojnë kandidaturën e Parisit në organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024. Kryeqyteti francez është në garë me Los Anxhelosin për të organizuar Olimpiadën e vitit 2024, ndërkohë që vendimi për qytetin fitues do të merret në shtator. Kryetari i shtetit francez ka deklaruar sot se ka biseduar me presidentin i IOC-it, Thomas Bach, duke i garantuar atij mbështetjen absolute të tij dhe qeverisë për kandidaturën e Parisit.

Kandidatura e Parisit është në zemrën e të gjithë qytetarëve dhe ju garantojmë se cilësia e kësaj Olimpiade do të jetë unike”, ka thënë Macron për mediat. Këtë javë pritet që presidenti francez të takojë edhe përfaqësuesit e IOC, që do të vijnë në Paris për të inspektuar situatën.

Më shumë nga Miks Bota