Mix Vendi

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, KOKSH zbulon listën e sportistëve

Më datën 22 qershor, do të zhvillohen në Spanjë Lojërat Olimpike Mesdhetare “Tarragona 2018”, një event i rëndësishëm sportive i zonës së Mesdheut, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria. Në prag të këitj eventi, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka bërë me dije listën e plotë të sportistëve kuqezinj që do të shkojnë në këtë aktivitet.

KOKSH bën me dije se Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event në 14 disiplina sportive, nga të cilat 13 janë sportive individuale dhe vetëm një sport kolektiv, volejbolli. Ndërsa sportet individuale janë atletika, boksi, çiklizmi, harku, xhudo, karateja, mundja, noti, pingpongu, qitja, rowing, tenis dhe taekwondo. Pra, në total, në sportet individuale do të jenë 36 sportistë që do të mbajnë të veshur fanellën kuqezi, ndërsa në ato ekipore do të jenë 24 sportistë.

Përmes një informacioni të publikuar në faqen e tij zyrtare “facebook”, KOKSH bën me dije se prej datës 11 qershor, të gjithë sportistët pjesëmarrës janë grumbulluar dhe po stërviten sistematikisht për këstë event Mesdhetar. Ky mbetet një aktivitet i rëndësishëm sportive për vendin tonë, ku shpesh Shqipëria ka arritur të marrë medalje, madje edhe të arta. KOKSH ka kohë që bashkëpunon me Federata sportive dhe Ministrinë e Sportit, për të mbështetur sportistët dhe arritur rezultate positive në këtë turne olimpik.

Më shumë nga Mix Vendi