Sporte të tjerë

Lojërat Olimpike të së ardhmes: Paris 2024 dhe Los Angleles 2028

Nuk kishte dyshime, por tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Lojërat Olimpike të 2024-ës do të zhvillohen në Paris, ndërsa ato të 2028-ës do të zhvillohen në Los Angeles. Lajmërimi është bërë nga Lima, Peru.

Korrikun e kaluar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të përcaktojë dy vendet organizatore të Lojërave njëkohësisht në muajin shtator. Kryeqyteti francez, që ka organizuar deri tani dy Olimpiada, do të kthehet të presë Lojërat Olimpike 100 vite pas herës së fundit, në 1924-ën.

Ndërsa metropoli amerikan do t’i organizojë Lojërat për herën tretë pas atyre të zhvilluara në 1932-in dhe në 1984-ën.

Më shumë nga Sporte të tjerë