• Lojtarët e Bayern-it, të dashuruar me Katarin!

    Publikuar: 11 Jan 3:37

    FC Bayern sot do të rikthehet në Mynih. Kampionët e Gjermanisë zhvilluan fazën përgatitore që më 3 janar në Doha të Katarit dhe tani e shohin veten më në formë se kurrë për të luftuar për tripletën. Pas fitores së djeshme 5-0 ndaj ekipit belg Eupen, bavarezët ndihen se kanë bërë një punë të mirë gjatë ditëve të fundit me trajnerin Carlo Ancelotti dhe se mund të rikthehen sërish në “Aspire Academy”, ashtu siç kanë bërë vitet e fundit.

    “Në këtë lloj faze përgatitore duhet të japësh 100% nga vetja, sepse të shërben për gjithë mbarëvajtjen e sezonit. Dhe u stërvitëm mirë, shumë mirë, mund të them”, – deklaroi sot Franck Ribery. “Në fund, të gjithë lojtarët luajtën për rreth 45 minuta dhe kjo na riktheu fuqitë. Jemi paksa të lodhur, e vërtetë, por u stërvitëm shumë dhe kjo është gjë e mirë”, – shtoi 33-vjeçari, i cili pritet që këtë vit të largojë përfundimisht “mallkimin” e dëmtimeve.

    Thomas Müller gjithashtu u shpreh i kënaqur për fushatën përgatitore të skuadrës. “Këtu (në Doha) gjithçka ishte shkëlqyeshëm dhe patëm kohën e duhur për të bërë edhe ato seanca taktike për të cilat nuk kemi pasur kohë gjatë fazës së parë. U argëtuam shumë dhe zhvilluam stërvitje intensive. Me miqësoren e mbyllëm gjithçka mirë. Tani presim me padurim rifillimin e sezonit”, – tha bavarezi, i cili dje luajti 45 minuta, por nuk shënoi.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking