Kampionati Shqiptar

Lojtarët e Skënderbeut shkëlqejnë me ekipet kombëtare

E hëna fantastike në kampin bardhekuq. Fitojnë Shqipëria, Kosova dhe Gambia, me Lilaj, Aliti, Sahiti dhe Sowe, që luajnë dhe shkëlqejnë, duke vijuar edhe me ekipet përfaqësuese formën pozitive të treguar me Skënderbeun.
SABIEN LILAJ – Ekipi kombëtar shqiotar ka marrë një fitore 3-2 në Antalia, ndaj Turqisë vendase, takim në të cilin e nisi si titullar dhe Sabien Lilaj. Mesfushori energjik u vlerësua maksimalisht nga mediat pas ndeshjes për performancën e shkëlqyer në qendër të mesfushës kuqezi. Rikthim si protagonist, madje trajneri Panuçi i kishte besuar korçarit dhe goditjet standarte. Lilaj luajti për 86 minuta.
ALITI & SAHITI – Kosova ka marrë një fitore historike 4-3, me përmbysje, ndaj Letonisë, takim në të cilin Fidan Aliti e nisi nga minuta e pare, në të majtë të mbrojtjes, duke zhvilluar një sfidë mjaft pozitive. Sahiti u aktivizua për 15 minuta, pasi zëvëndësoi Berishën në 75′. Aliti tregoi siguri në krahun e tij, madje duke sakrifikuar për disa minuta, si pasojë e një lëndimi. Mbrojtësi bardhekuq u zëvëndësua në minutën e 83-të nga Thaqi, duke fituar duartrokitjet e publikut në Mitrovicë.
ALI SOWE – Gambia e ka fituar 2-1 miqësoren me ekipin kombëtar të Marokut (seleksionim me lojtar vendas). Sowe luajti për 70 minuta në këtë takim, duke e ndihmuar ekipin e tij të arrijë fitoren.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar