Ligue 1

Lojtari i kombëtares së Gjermanisë: Sa do doja të isha si Mbappe!

Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler, kishte vetëm lavdërime për Kylian Mbappe. Ai e përshëndeti shokun e tij të skuadrës, duke e konsideruar një “fenomen”. Mbappe, 19 vjeç, tashmë ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje të këtij sezoni, duke përfshirë edhe “pokerin” kundër Lyon, në Ligue 1, të dielën.

Draxler, i cili ka filluar si titullar vetëm në tri ndeshje të Ligue 1, këtë sezon, foli për shpejtësinë e pabesueshme të Mbappe. “Sipas mendimit tim, ju keni për të thënë edhe më shumë për këtë djalë. Ai është një fenomen, – pohoi ndërkombëtari i Gjermanisë.

Kylian ka aq shumë shpejtësi, sa mendoj se nuk ka shumë të tjerë si ai në futbollin botëror. Eshtë tepër i rrezikshëm në shënimin e golave. Të gjithë jemi të lumtur që ai është pjesë e skuadrës sonë”.

I pyetur se çfarë mund të mësonte nga Mbappe, Draxler tha: “Doja të isha aq i shpejtë sa ai, por nuk jam.” PSG-ja ka bërë një fillim rekord të sezonit në Ligue 1, duke fituar nëntë ndeshje radhazi.

Më shumë nga Ligue 1