NBA

Lojtari i NBA-së rrezikon gjobë çdo ndeshje nëse nuk mbulon “tatuazhin-reklamë”

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, JR Smith ka bërë me dije se ka marrë një paralajmërim nga NBA, se nuk duhet të mbajë më gjatë ndeshjeve “tatuazhin-reklamë” të Supreme, në të kundërt do të gjobitet për çdo ndeshje që do ta veshë. Smith e mban atë fasho, që e vendos herë në këmbë e herë në krah, si një masë mbrojtëse, nga dëmtimi por për NBA ajo është një reklamë dhe është e ndaluar që lojtarët të mbajnë në trupin, qethjen e flokëve apo uniformën e tyre logo komerciale të palejuara. “NBA nuk më lejon qe të mbaj asnjë lloj reklame në trupin tim gjatë ndeshjeve, në të kundërt do të gjobitem”, konfirmon lojtari në rrjetet sociale.

Më shumë nga NBA