Merkato

Lojtari i Portugalisë këshillon shokët: Mos shkoni në Serie A…

Janë gjashtë futbollistë të Sporting Lisbonës, që kanë bërë kërkesë zyrtare për prishjen e kontratës me klubin portugez, pas sulmit të tifozëve në fund që sezonit.

Mes tyre spikasin emrat e William Carvalho, Gelson Martins dhe Bruno Fernandes, futbollistë që pëlqehen nga klubet më të mëdha të Europës.

Në një konferencë për shtyp, Joao Mario, ish-lojtari i Sporting, i pyetur për këtë temë i ka dhënë një këshillë shokëve: “Nuk duhet të shkojnë në Itali. Disa prej tyre janë totalisht të përqendruar te ndeshja kundër Spanjës. Kupa e Botës është kryesorja për ta. Eshtë e rëndësishme për të gjithë ne, por këshilla ime është që të mos zgjedhin Serie A,” – tha lojtari në pronësi të Inter.

Më shumë nga Merkato