Miks Bota

Lojtari i regbisë fut dorën në kafaz për të përkëdhelur luanin, ndodh e papritura

Një incident ka ndodhur sot me sportistin uellsian të regbisë, Scott Baldwin. Ai ndodhet bashkë me skuadrën e tij Ospreys në Afrikën e Jugut, për të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Port Elizabeth. Gjatë një vizite që lojtari po bënte në kopshtin zoologjik bashkë me skuadrën, ka ndalur në kafazin ku ndodheshin dy luanë.

Ai ka futur dorën në kafaz për të përkëdhelur luanin në kokë, por pas disa çastesh luani ka reaguar, duke i kafshuar dorën sportistit. Për fat të mirë, Baldwin e ka ende dorën të plotë, por ka pësuar disa të qepura dhe do të mungojë për disa javë në fushë, pasi ka vështirësi në kapjen e topit.

Më shumë nga Miks Bota