• Lojtari i vitit, ja si votuan CR7 dhe Pleshti

    Publikuar: 10 Jan 11:04

    Ashtu siç pritej Cristiano Ronaldo u shpall fituesi i çmimit të FIFA-s “Lojtari i Vitit”. Në fakt portugezi e ka fituar këtë çmim edhe në vitet 2007, 2008 dhe 2009 kur ai organizohej nga FIFA dhe France Football. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës CR7-a triumfoi ndaj konkurencës së Lionel Messi-t dhe Antoine Griezmann-it. E përditshmja spanjolle “Sport” ka zbuluar ndërkohë votat për këtë cmim. Kujtojmë se 25% e votuesve përbëhet nga kapitenët e përfaqësuesve, 25% nga trajnerët e kombëtareve, 25% nga tifozët dhe 25% i fundit nga përfaqësuesit e medias. Por pasi gjithçka është zbuluar të gjithë duam të dimë se për kë kanë votuar Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, respektivisht kapiteni i Portugalisë dhe i Argjentinës?

    Nuk ka asnjë surprizë, as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk kanë zgjedhur njëri-tjetrin në listat respektive për tre lojtarët më të mirë të vitit. Portugezi në fakt ka zgjedhur shokun e skuadrës te Real Madrid-i Gareth Bale si lojtarin më të mirë të 2016-ës, përpara Luka Modric-it  dhe Sergio Ramos-it. Nga ana e tij Lionel Messi gjithashtu ka votuar për shokët e tij të skuadrës, me Luis Suarez-in në vend të parë i ndjekur nga Neymar dhe Andres Iniesta. I treti në podiumin final të çmimit për më të mirin e vitit, Antoine Griezmann nuk ka mundur të votojë, duke mos qenë kapiten i përfaqësueses së Francës. Mbajtësi i shiritit të Bluve, portieri Hugo Lloris nuk ka befasuar për votën e dhënë ndaj Antoine Griezmann-it, Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

    Një votë që rrezikon të bëjë shumë zhurmë në Spanjë ajo e Sergio Ramos-it. Kapiteni i La Roja-s, mbrojtësi i Real Madrid-it ka zgjedhur t’i japë votën rivalëve të Barcelona-s, Messit dhe Andres Iniesta-s, por sigurisht vendi i parë sipas tij i takon Cristiano Ronaldo-s. Mes kapitenëve të përfaqësueseve të mëdha, Luka Modric gjithashtu ka votuar për një të Barcelona-s (Ronaldo, Messi dhe Griezmann). James Rodriguez ka përjashtuar Messi-n, ndërsa ka zgjedhur Ronaldo, Modric dhe Bale. Edhe Wayne Rooney nuk e ka përfshirë Messi-n në të preferuarit e tij, ndërsa ka zgjedhur Ronaldo-n, Suarez dhe Vardy-n. Origjinal Pierre-Emerick Aubameyang i cili ka zgjedhur Neymar-in më të mirin e 2016-ës përpara Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t. Edhe më original, Manuel Neuer ka zgjedhur të votojë vetëm për shokët dhe bashkëpatriotët e tij te Bayern Munich (Kroos, Ozil dhe Lewandowski).


    Lexo postimet e tjera

    Breaking