Boks

Lomachenko do të duelojë për titullin kampion ndaj Jorge Lineares

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko, dy herë kampion olimpik në “Pekin 2008” dhe Londër 2012” (respektivisht në peshën pupël dhe atë të lehtë), do të duelojë ndaj venezuelianit Jorge Linares për titullin kampion bote të peshës së lehtë në kategorinë WBA, që mbahet nga amerikano-latini. Lajmi është konfirmuar sot nga mediat amerikane, që deklarojnë se dy sportistët kanë rënë dakord që kjo përballje të zhvillohet më 12 maj, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Jorge Linares gjate nje dueli

30-vjeçari ukrainas ka zhvilluar 11 duele si profesionist, ku numëron 10 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Linarez, 32 vjeç, është më veteran në ring si profesionist, ku ka rekordin 44 fitoreve e vetëm 3 humbje. Kishte kohë që përflitej se kjo përballje do të ndodhte, por vetëm sot është zyrtarizuar, pasi palët kanë rënë dakord për termat financiarë. “Kjo do të jetë një sfidë e madhe në ring, pasi do të përballen dy boksierë kampionë në peshën e lehtë”, tha Oscar De La Hoya, promotori i kësaj sfide.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks