Futboll

Londër, Antonio Conte i shpëton tragjedisë!!!

Londër, Antonio Conte i shpëton tragjedisë!!!

Një aventurë e hidhur për Antonio Conte! Teksa po drejtonte stërvitjen e Chelsea në Cobham, rreth 10 kilometra larg Londrës, makina e tij u shkatërrua krejtësisht nga një vetratë që u rrëzua nga çatia e një godine, si pasojë e erës së fortë. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Sun”. I shpëtoi tragjedisë mrekullisht edhe Steve Atkins, zëdhënësi për shtyp i Chelsea, që në atë moment po shkonte të lëvizte makinën e trajnerit që ishte e parkuar…

Antonio Conte's car was wrecked at the Chelsea training ground

Antoniop Conte's modest Nissan Juke - that his wife sometimes drives - was bashed up

Ngjarja u pa nga kamerat e vendosura në kompleks. “Shihet Steve që po shkon drejt makinës së Antonio, pastaj befasisht vetrata bie me një shpejtësi të madhe duke mbushur me copa xhami të gjithë parkimin, – tregon roja e sigurisë së klubit “blu”. – Steve ka ngelur i shtangur nga ngjarja që mund t’i kishte kushtuar jetën, ndërsa makina e trajnerit është shkatëruar.” Vetrata ka rënë pikërisht nga kati ku është zyra e Conte. Makina “Nissan” e trajnerit përdoret shpesh edhe nga bashkëshortja e tij.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll