Futboll

Lopetegui, asnjë pyetje për Modric-Inter. Superkupa e Europës rishfaq fantazmën “Zidane”

Totalisht i fokusuar te ndeshja e tij e parë zyrtare në pankinën e Real Madrid, trajneri Julen Lopetegui mendon vetëm për Skuperkupën e Europës kundër Atletico Madrid dhe driblon çdo çështje merkato. Asnjë pyetje në lidhje me çështjen më të nxehtë të këtyre ditëve, Inter-Modric, asnjë mbi përforcimet e mundshme. “Ndeshja me Atletico është aq e rëndësishme sa që nuk ka kuptim të humbim kohë me gjëra të tjera. Jemi plotësisht të fokusuar te ndeshja”, deklaroi Lopetegui.

Lopetegui nuk zbulon asnjë detaj në lidhje me formacionin që planifikon të aplikojë në përballjen ndaj Atletico, madje as për balotazhin mes Navas dhe portierit të porsa mbërritur, Courtois. Ndërkohë shfaqet fantazma e Zidane me tre trofe të Champions League, të fituar njëri pas tjetrit në tre sezonet e fundit. Pyetjes se çfarë mund të bëjë më shumë se francezi në pankinën e Real, ish-trajneri i Spanjës u përgjigj: “Zidane ka bërë një punë shumë të madhe këtu. Dëshirojmë të vazhdojmë të shkruajmë historinë e Real Madrid. Të shohim të tashmen”.

Më shumë nga Futboll