Connect with us

Futboll

Lopetegui: Casillas mund të rikthehet në kombëtare

Legjenda Iker Casillas ka mijëra tifozë në Shqipëri dhe duket se këtyre të fundit mund t’u plotësohet një ëndërr. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka dhënë sinjale se portieri i Portos mund të rikthehet në kombëtaren iberike, mbase si një përgjigje ndaj faktit që ish-kapiteni i Real Madrid-it së fundmi ka shfaqur një formë të shkëlqyer, edhe pse është 35 vjeç. Kështu, Casillas – i cili nuk është grumbulluar me përfaqësuesen e tij që pas Kampionatit Evropian – mund të jetë në skuadër për përballjen Spanjë-Shqipëri, sfidë e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Lopetegui ka punuar me ish-kampionin e botës në “Estadio do Dragao” para se të merrte drejtimin e Spanjës, kështu që e di mirë se ç’mund të presë prej tij. “Është e vërtetë se kemi pasur një bisedë ndërmjet miqsh. E kam pasur lojtar (te Portoja) dhe kuptova se duhej të flisja me të”, – tha tekniku në “Antena 3”. Më pas, ai shtoi: “I tregova se nuk do ta grumbulloja, por nuk ia kam mbyllur derën në kombëtare. Kjo vlen për të gjithë futbollistët tanë”. Me pak fjalë, djemtë tanë më 6 tetor 2017 mund të kenë shansin për të sfiduar një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.

 

 

Më shumë nga Futboll