La Liga

Lopetegui: Kanë 15 ditë që mprehin thonjtë dhe dhëmbët për ne…

Lidhur me ndeshjen e radhës të të tijve në kampionat, që do ta luajë të shtunën, në “San Mamés”, kundër Athletic, ora 20:45, trajneri i kampionëve europianë në fuqi, Julian Lopetegui, tha në një konferencë për shtyp se do të jetë e komplikuar: “Është një ndeshje e mrekullueshme, e bukur, kundër një rivali që i ka mpreh thonjtë dhe dhëmbët e tij për 15 ditë. Ne duhet të hyjmë në dinamikë për ta kapërcyer me sukses atë”.

Njeriu i stolit të “Los Blancos” nuk dha asnjë shenjë nëse do të bënte rrotacion në formacion, në funksion të sfidës së parë të Ligës së Kampioneve për këtë edicion, që do ta luajë të mërkurën kundër Romës: “Nuk ekziston ndeshja me Romën për momentin, por vetëm Athletic kalon nëpër kokën tonë.

Ndeshjet duhet të përballen me 100% të energjisë, gjithmonë duke menduar për atë të radhës, jo më tej. Ne do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për ta fituar një ndeshje si ajo ndaj Athletic. Na pret një kundërshtar shumë i mirë, që do të na detyrojë të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme. Ne do të shkojmë me këtë qëllim.

Formacioni? Kushdo mund të jetë startues te Real Madridi dhe ne gjithmonë do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira. Kur kalojnë lojërat, do të jetë dikush që luan më shumë, ose më pak. Sidoqoftë, unë kam një model të balancuar. Në një periudhë të vështirë të gjithë duhet të jenë të përgatitur dhe me mentalitetin e padiskutueshëm”.

Më shumë nga La Liga