Champions League

Lopetegui: Kishim nevojë për këtë fitore, Marcelo…

Real Madrid më në fund është rikthyer te fitorja pasi pamposhtur Plzen me rezultatin 2-1 në Bernabeu. Pas ndeshjes Lopetegui është shprehur i lumtur për këtë fitore që largon paksa zërat e krizës.

“Të gjithë kishim nevojë për fitoren që kishim merituar edhe më parë. Kemi pasur shumë raste të pastra.

“Kriza mbaroi? Këtë e vendosni ju. Kishim disa ndeshje pa fituar dhe kjo është një fitore shumë e rëndësishme.

“Që nga nesër do të fillojmë të mendojmë për Barcelona-n. Një ndeshje e rëndësishme të cilën do ta luajmë me dëshirë dhe ambicie.

“A do të jem në stol në Camp Nou? Jam i bindur që po.

“Vetëm në një ndeshje nuk e kemi merituar fitoren, atë ndaj Sevilla-s.

Mund të kishim fituar më bindshëm por e pranoj fitoren. Jam i fortë, i lumtur, por pak i lodhur.

“Nuk po shpërblehemi për rastet që po krijojmë, por golat do të vijnë.

“Marcelo? Le të presim përgjigjen e mjekëve. Goditja ishte e rëndë, por mbetet një goditje. Shpresojmë të jetë gati të dielën.

 

Më shumë nga Champions League