Moto GP

Lorenzo: Aventura te Ducati më e vështirë nga sa mendoja

Botërori i Moto GP është në prag, të dielën zhvillohet gara e parë sezonale në Katar dhe një nga pilotët që pritet me interes është Jorge Lorenzo, spanjolli që garon me Ducati. Sezoni i tij i parë me motorin italian ishte në dritë-hije, më shumë një zhgënjim, ndaj të gjithë presin më shumë nga ish-kampioni i botës në Moto GP. Vetë Lorenzo, për këtë sezon të ri, thotë: “Mezi pres të arrij fitoren e parë në karrierë me Ducatin. Ky është një motor që mund të fitojë titullin. Dovizioso vjet e konfirmoi këtë gjë, madje edhe gjatë testeve dimërore ishim të shpejtë. Por për mua gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta”, tha Lorenzo.

Jorge Lorenzo me Ducati gjate gares

Më duhet të pranoj që aventura me te Ducati është shumë më e vështirë nga sa mendoja, ndaj dhe punoj me entuziazëm 10 herë më fort nga sa kam bërë zakonisht më parë. Po mësoj të njoh limitet e mia”, u shpreh më tej piloti spanjoll, që në karrierën e tij ka fituar 5 tituj kampionë, në të gjitha kategoritë së bashku. Lorenzo nuk e sheh edhe këtë sezon veten kandidat për titull, por vendos mes tyre shokun e skuadrës. “Padyshim që Dovizioso është pretendent, po ashtu edhe Marquez. Asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar Valentino, ndërsa Vinales mund të shpërthejë nga momenti në moment. Shpresoj te jem edhe unë në listë”, tha Lorenzo.

Më shumë nga Moto GP