• Lorenzo: Ja arsyeja përse shkova te Ducati

    Publikuar: 4 Jan 3:46

    Vit i ri, sfidë e re për pilotin spanjoll Jorge Lorenzo, që këtë sezon do të garojë me Ducati në Botërorin e Moto GP. Ai ka konfirmuar për mediat se nuk dëshiron të bëjë një sezon anonim, ku të fitojë 2-3 gara, por se synon titullin kampion. Këtë gjë e ka konfirmuar piloti spanjoll në librin e tij që ka nxjerrë së fundi në treg, një libër i veçantë, ku Lorenzo u përgjigjet pyetjeve të fansave të tij. Në kapitullin e fundit, të quajtur “e ardhmja”, Lorenzo u përgjigjet pyetjeve se përse vendosi të largohej nga Yamaha. “Dëshira ime ishte që të fitoja me një motor tjetër, ndaj u largova”, thotë piloti spanjoll.

    lorenzo-teston-ducatin
    Piloti spanjoll Jorge Lorenzo gjate testeve te para me motorin Ducati

    Më tej, Jorge Lorenzo shton: “Yamaha na e ofroi rinovimin si mua ashtu edhe Rossit. Ai firmosi menjëherë, ndërsa unë kisha disa dyshime, por edhe oferta të tjera. Në fund, vendosa të shkoj në një skuadër tjetër, por ky vendim nuk u ndikua nga faktorë të jashtëm. Megjithatë, objektivi im është të vazhdoj të fitoj. Kam fituar shumë në karrierën time, ndaj dua që këtë përvojë dhe motivim ta transmetoj edhe te Ducati”, tha Lorenzo, që shprehet se ka dëshirë të shkruajë historinë me motorin italian. “Ky është objektivi im. Do të vazhdoj të garoj për sa kohë jam i motivuar”, tha Lorenzo.


    Lexo postimet e tjera