Moto GP

Lorenzo kryqëzon gishtat: Jo më një sezon zhgënjyes si ky me Ducatin

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo vazhdon të mos e fshehë zhgënjimin e tij për rezultatet e dobta të arritura deri më tani në Botërorin e Moto GP. Edhe në garën e fundit, në Sachsenring, ai prfundoi në vendin e 11-të, shumë larg kreut, duke mos qenë në gjendje jo vetëm të duelojë për fitore por as për podiumin. “Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin dhe as për distancën e amdhe kohore që kam me kreun. Isha i shqetësuar për këtë garë dhe rezultati final tregoi se kisha të drejtë. Vetëm 4-5 xhirot e para ishin të mira dhe më pas goma e pasme nisi të humbiste potencialin e saj, duke pilotuar për ta ruajtur atë dhe jo duke qenë agresiv në pistë”, u shpreh Jorge Lorenzo.

Spanjolli mendon qe tani per Boterorin 2018

Kemi gati një muaj kohë për të punuar dhe riparuar në maksimum gjërat, për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit”

Piloti i Ducatit nuk po arrin asnjë moment të bëjë diferencën në pistë, një Botëror totalisht zhgënjyes për të, aq sa ai ka pranuar se më shumë po mendon për të ardhmen. “Si në Assen ashtu dhe në Sachsenring, ishin 2-3 kthesa kur nuk arrija të kisha stabilitet dhe mund të rrëzohesha. Unë shpresoj që këto probleme të mos përsëriten më në garat e ardhshme, madje uroj që të mos kem më një sezon si ky në karrierën time. Kemi gati një muaj kohë për të punuar dhe riparuar në maksimum gjërat, për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit”, tha Lorenzo, që ka nisur pushimet. Spanjolli është piloti më i paguar në Moto GP.

Më shumë nga Moto GP