Moto GP

Lorenzo: Nuk mund të fitoj në çdo garë

Fitoi dy gara radhazi, hyri në garë për titullin kampion në Moto GP, por në pistën e Assen zhgënjeu, duke u renditur i shtati edhe pse në pjesën e parë të garës ishte mes më të mirëve. Spanjolli Jorge Lorenzo nuk arriti të triumfojë edhe në Holandë, duke humbur sërish terren ndaj kreut. Piloti i Ducati e ka marrë me filozofi këtë rezultat. “Stari i garës ishte i mirë për mua, të gjithë frenuan nga pjesa e brendshme e pistës, ndërsa unë në atë të jashtme, pasi para hapësira dhe fitova 2-3 pozicione. Pjesa e parë e garës ishte e mirë, por më pas gjërat ndryshuan”, tha Lorenzo.

E kryesova garën për shumë xhiro, por më pas nuk kisha më ritmin e duhur dhe kur ndryshonte drejtimi kisha probleme e vështirësi, duke humbur terren. Përpiqesha të fitoja terren në pjesët e drejta, por pa sukses. Gjithsesi, jam i kënaqur, pasi ky ishte maksimumi dhe e di që unë e Ducati dhamë më të mirën në pistë. Në fund të fundit, nuk mund të fitosh në çdo garë, ndaj duhet të punojmë për t’u rikthyer te fitorja garën e ardhshme, në Gjermani”, u shprej piloti spanjoll Jorge Lorenzo.

Më shumë nga Moto GP