Moto GP

Lorenzo: Nuk ndihem komod, por s’largohem nga Ducati

Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëj në pistë me motorin nëse ndihem mirë. Unë do të bëj më të mirën time për të arritur maksimumin me Ducati”, u shpreh Jorge Lorenzo, që këtë sezon e ka nisur edhe më keq se ai i kaluari, duke grumbulluar vetëm një pikë pas dy garave të para. Piloti spanjoll shprehet se ka një dëshirë, të mbyllë karrierën me motorin italian. “Dua ta mbyll këtu karrierën, por dua edhe të ndihem komod kur garoj. Kush mendon se marrëdhënia ime me Ducatin ka ndryshuar gabon, është e njëjta situatë si dhe disa kohë më parë”, tha Lorenzo.

Më tej, duke folur për paraqitjet e tij të 2018-ës, piloti spanjoll shton: “Në 5 garat e fundit, me përjashtim të garës në Phillip Island, kam dueluar fort për të qenë mes 5 më të mirëve. Por kjo nuk mjafton, pasi synoj fitoren e parë dhe për t’ia dalë mbanë ndoshta duhet të ndryshoj diçka në përgatitjen time. Kam shtuar numrin e orëve në palestër, kam ndryshuar dietën edhe pse për momentin kjo nuk po jep rezultate. Me Yamaha kam patur marëdhënie të mirë, por me Ducatin ende nuk ka ardhur suksesi i parë edhe pse kam qenë shumë pranë tij”, deklaroi Jorge Lorenzo.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Moto GP