Moto GP

Lorenzo s’heq dorë, stërvitje për të qenë gati për garën e Tajlandës

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo kërkon të jetë me çdo kusht në garën e Çmimit të Madh të Tajlandës që zhvillohet më 7 tetor në pistën e “Chang International Circuit”. I dëmtuar 10 ditë më parë në pistën e Aragon (Spanjë), pas rrëzimit që pësoi menjëherë pas fillimit të garës, prania në garë e pilotit të Ducati mbetet në dilemë.

Javën e kaluar ai ka lëvizur me paterica, ndërkohë që vazhdon të mbajë të fashuar këmbën e dëmtuar pas rrëzimit. Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, piloti spanjoll duket se po bën të pamundurën për të qenë gati për garën e Tajlandës. Fraktura që ka në këmbën e djathtë i krijon ende probleme, por vetëm të enjten do të shihet gjendja dhe do të jenë mjekët ata që do të thonë fjalën e fundit.

Më shumë nga Moto GP