Connect with us

Kombëtarja

Lorik Cana: Haradinaj i pafajshëm, gjykata franceze ta lirojë shpejt!

Ka disa ditë që lideri i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, qëndron i ndaluar në një burg të Francës. Një urdhër-arresti ndërkombëtar, i mbetur rrjeteve informuese të Interpolit, ka bërë që të ndalohet ish-komandanti i njohur i UÇK-së.

Ka disa ditë që lideri i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, qëndron i ndaluar në një burg të Francës. Një urdhër-arresti ndërkombëtar, i mbetur rrjeteve informuese të Interpolit, ka bërë që të ndalohet ish-komandanti i njohur i UÇK-së. Solidaritet nga të gjithë shqiptarët për të, thirrje Francës për ta lënë të lirë ish-kryeministrin kosovar, kanë buçitur nga zemrat e bashkombasve të tij. Nuk ka munguar kjo mbështetje as nga pjesa e futbollit. Dy ditë më parë, “Tifozat Kuq e ZI” ishin pararojë e një tubimi të mbajtur nga shqiptarët para burgut, ku qëndron i izoluar Ramush Haradinaj. Ndërkohë, sot, përmes faqes së vet në Facebook, ka reaguar edhe ish-lideri kuqezi, Lorik Cana.

Përmes një statusi të shkruar në gjuhën frënge, futbollisti me më shumë ndeshje në kombëtaren shqiptare, shkruan: “Doja të jepja mbështetje të plotë për Z.Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar edhe një herë tjetër nga një urdhër-arresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti serb, që kushdo e di se është i motivuar nga arsye politike. Faktet janë në anën e Z.Haradinaj, i cili tashmë është gjykuar dy herë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ka dalë të pafajshëm!!! Ne të gjithë shpresojmë se gjykata franceze do ta lejojë së shpejti Z.Haradinaj për t’u bashkuar me familjen e tij. Në mënyrë miqësore, Lorik Cana.”

Më shumë nga Kombëtarja