Kombëtarja

Lorik Cana, në “top 100” lojtarët e shekullit të 21-të në Francë

“Eurosport” i Francës ka ndërtuar një listë, në përpjekje për të gjetur se kush është lojtari më i mirë në “Ligue 1” gjatë viteve 2000. Shkrimi në fjalë “themelon” renditjen e vet të 100 lojtarëve më me ndikim në shekullin e 21-të në kampionatin francez. Në vendin e 89-të është portieri Petr Cech. Çeku luajti dy vjet në “Ligue 1” me Rennes. Në vendin e 88-të pozicionohet Wissam Ben Yedder. Ai nuk e ka fuqinë e Gomis, as grintën e Gignac në “Ligue 1”, por spikat si një sulmues shumë pjellor.

Si pjesë e Toulouse, Yedder ka shënuar 45 gola në tri sezonet e fundit. Vetëm Gignac dhe Ibrahimoviç e kanë bërë më mirë këtë gjë. Vendin e 87-të e mban Jaroslav Plasil, që ka luajtur me dy skuadra në Francë: Monako dhe Bordo. Ai ka pasur shumë ndikim në të dyja klubet. I 86-ti vjen John Utak, sulmuesi nigerian që pati kulmin e vet gjatë aktivizimit me Lens dhe Rennes. Shënoi 46 gola në pesë sezonet e para në “Ligue 1”. Frédéric Da Rocha mban vendin e 85-të.

eurosport

Eurosport i Francës ka marrë përsipër të listojë 100 futbollistët më të mirë të shekullit 21 në “Ligue 1”

Mesfushori ka shkëlqyer me Nantes. Në vendin e 84-t është Pascal Feindouno, që fitoi titullin në Girondins. Magjik në çdo goditje dhe i jashtëzakonshëm teknikisht. Me Piquionne dhe Gomis te Saint-Etienne, me Darcheville te Lorient apo Pauleta te Bordeaux, ky futbollist preku rrjetat e të gjithëve. Lucas Bernardi i 83-ti. Ai la kujtime të mira te Olimpiku i Marsejës në vetëm 8 ndeshje!

Një luftëtar besnik në mesin e besimtarëve. Marouane Chamakh i 82-ti. Sulmuesi i Bordosë e udhëhoqi këtë skuadër në krye të futbollit francez. Marokeni nuk është saktësisht një golashënues i lindur. Shumë i qetë teknikisht, atij i kanë munguar golat e shumtë për të qenë më lart në këtë renditje.

Cana

Lorik Cana, kur ishte kapiten i Olimpikut të Marsejës

Dhe vjen Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare, që zë vendin e 81-të në këtë klasifikim të “Eurosport.fr”. Ja profili i tij, sipas medias në fjalë: “Të luash me PSG-në dhe Olimpikun e Marsejës në Francë, kjo nuk është diçka e vogël. Ky është rasti i Lorik Canës. Pasi e tregoi veten me parizienët, fillimisht, aty ku luante edhe Ronaldinjo, shqiptari u bë kapiteni i Marsejës. Kjo është jashtëzakonisht e rrallë.

Cana ishte një prej tyre. Duhet thënë se është e vështirë për të gjetur një lojtar më të përsosur se shqiptarin, në gjendje për të lënë jetën e tij në fushën e lojës. Goli i tij në “Velodrome”, në fitoren ndaj PSG (1-0), pas tri vitesh dështimi kundër rivalit kryeqytetas, e ndihmoi Marsejën për të vënë nderin e humbur në vend“.

[total-poll id=62355]

Më shumë nga Kombëtarja