Ligue 1

Lothar Matthäus: Ky adoleshent do ta fitojë “Topin e Artë”, jo Messi dhe Ronaldo

Lothar Matthäus beson se Kylian Mbappe i Francës ka për ta fituar “Topin e Artë”. Lojtari i ri sulmues i PSG-së mund të nderohet me këtë çmim të lartë prestigjioz, sipas Matthaus, pas paraqitjes së shkëlqyer në Botërorin 2018, përpara Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që u eliminuan në 1/8 finale të këtij turneu, pa lënë gjurmë personalisht dhe as me kombëtaret e tyre respektive.

Legjenda e futbollit gjerman shkroi në një opinion për shërbimin ndërkombëtar të Agjencisë Gjermane të Shtypit, se ai mund ta imagjinonte, në rastin e fitimit të Botërorit nga Franca, FIFA-n duke nderuar më 24 shtator, në Londër, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, një futbollist tjetër botëror nga Ronaldo dhe Messi.

Nga ana tjetër, lojtari kombëtar, rekord i Gjermanisë, e konsideron Neymarin e Brazilit me fare pak shanse për këtë trofe individual: “Eliminimi i tij që në çerekfinale të Kupës së Botës dhe, mbi të gjitha, simulimet e tij në veprim, nuk ishin të favorshme”. Ai, as që mund ta imagjinojë brazilianin si një futbollist kalibri botëror.

Më shumë nga Ligue 1