Bundesliga

Lothar Matthäus shpërthen në akuza të ashpra kundër lojtarit të Bayernit

Ish-ndërkombëtari gjerman, Lothar Matthaus, kritikoi ashpër James Rodriguez pas disfatës së Bayernit kundër Borussia Mönchengaldbach (0-3). Para kësaj sfide, sipas disa mediave gjermane, kolumbiani është ankuar se nuk ka minuta të mjaftueshme nga trajneri i ri, Niko Kovac.

“James ndihet i ofenduar, kur nuk luan në formacionin fillestar, por pastaj, kur është startues, luan sikur të mos ishte pjesë e ekipit, – ka thënë ish-lojtari i Bayern Munich në një program të “Sky”. – Lojtarët janë ngritur në piedestal këtu dhe duhet të jenë në shërbim të klubit. Bayern Munich është një klub i lojtarëve të klasit botëror, ndaj të gjithë duhet të jenë të kënaqur për të luajtur me një ekip si ky, edhe James”.

Nga ana tjetër, Matthäus ka disa kritika edhe për Kovac, duke thënë se trajneri tani duhet të paguajë gabimin e verës, atë të mosrinovimit të skuadrës: “Trajneri mendon për futbollin gjatë gjithë ditës, ai identifikohet plotësisht me klubin. Kovaç duhet të paguajë tani faturën e mospërforcimit të skuadrës në verë.

Klubi dhe ai nuk menduan ta ripërtëritjnë grupin e lojtarëve. Ky është një gabim, që duhet ta rregullojnë ata, të cilët e kanë drejtuar ekipin me sukses për dekada të tëra. Ka pasur lojtarë në merkato, që mund të ishin një investim për të ardhmen. Ndoshta ata kanë dashur të nënshkruajnë me Antoine Griezmann, apo Gareth Bale!!!”

Më shumë nga Bundesliga