Futboll

Lotte përballë Dortmund, Davidi kundër Golias!!!

Për Sportfreunde Lotte shorti kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë ngjason si një fitore në llotari, ndërsa në të njëjtën kohë, për Dortmund është një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht. Sportfreunde Lotte aktualisht është në vendin e shtatë në kategorinë e tretë, por ka gjetur lavdi në kohë, atje ku ka eliminuar dy skuadra nga Bundesliga, Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen. Krahas tyre Lotte eliminoi edhe München 1860 në raundin e kaluar.

Image result for sportfreunde lotte

Trajneri i Lotte, Ismail Atalan, duket se deri tani ka gjetur mënyrën për t’u përballur me një nga ekipet më të mëdha në futbollin gjerman. 36-vjeçari Atalan konsiderohet si një nga trajnerët më të talentuar në Gjermani dhe është vetëm një çështje kohe që ai të ngjitet një kategori më lart. Problemi i tij më i madh kundër Dortmund do të jetë se Borussia ka gjetur sërish rrugën e golit. Pierre-Emerick Aubameyang, i cili humbi disa mundësi shënimi në ndeshjet kundër Benfica dhe VfL Wolfsburg, shënoi dy gola kundër Freiburg, të shtunën pasdite.

Fitorja e ditës së shtunë do të thotë se Dortmund është ende në garë për një nga tre vendet e para në kampionatit, që do të siguronte praninë në fazën me grupe në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Dortmund nuk do ta marrë Kupën seriozisht. Me Bayern dhe Leipzig, përkatësisht 13 dhe 8 pikë larg, Dortmund është praktikisht jashtë garës për titullin në Bundesligës dhe duket se ka një skuadër shumë të brishtë për të tentuar suksesin në Champions League. Kjo do të thotë se Kupa e Gjermanisë përbën një mundësi të artë për ta mbyllur sezonin me trofe.

Image result for borussia dortmund

Futbollisti më i mirë i skuadrës së Lotte është Kevin Feriberger, i cili ka shënuar 9 gola në 22 ndeshje të luajtura në Liga 3, gjatë këtij sezonit. Goli i shënuar prej tij në ndeshjen që më pas u barazua dhe u fitua me penallti ndaj Leverkusen e ka futur në historinë e klubit dhe zemrat e tifozëve. Borusia nuk ka humbur asnjë nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Gjermanisë, edhe në finalen e edicionit të kaluar ata u mundën në finale me penallti nga Bayern Munich. Ndërkohë, kjo është hera e parë për Lotte që futet mes tetë ekipeve më të mira të Kupës së Gjermanisë. Sportfreunde Lotte dhe Borussia Dortmund nuk ia ndeshur kurrë në të kaluarën.

Më shumë nga Futboll