RUSI 2018

Low bëhet “legjendë” për Gjermaninë, vetëm katër trajnerët kanë qëndruar më gjatë se ai në një kombëtare…

Duket një lidhje pa fund, ajo që bashkon Joachim Low me kombëtaren gjermane. Trajneri është blinduar nga Gjermania deri në vitin 2022 dhe nëse do ta kryejë deri në fund misionin e tij atëherë do të futet në renditjen e pesë trajnerëve më “jetëgjatë”.

Kjo renditje speciale kryesohet nga Vittorio Pozzo, në krye të Italisë, nga viti 1929 deri në vitin 1948, ku fitoi edhe dy herë Kupën e Botës (1934 dhe 1938). I pari që “shpiku” grumbullimin.

I dytë është Hugo Meisl, trajneri i Austrisë për 18 vite (1919-1937), pa marrë në konsideratë periudhën 1916-1918 ku ka qenë shefi i Federatës Austriake të Futbollit dhe delegat i FIFA.

16 vjet kanë qenë në krye të kombëtareve edhe Paul Philipp i Luksemburgut (1985-2001) dhe Walter Winterbottom i Anglisë (1985-2001).

Kësisoj me 16 vite në krye të Gjermanisë, Low mund t’i barazojë dhe mund të kalojë Morten Olsen që ka qenë trajneri i Danimarkës nga viti 2000 deri në vitin 2015. Një gjë është e sigurt, ai do të bëhet trajneri që ka qëndruar më gjatë në stolin e Gjermanisë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018