Connect with us

RUSI 2018

Low: Brazili është favorit për të fituar Kupën e Botës

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low insiston se Brazili do të ketë një nga kandidatët kryesorë për të fituar Kupën e Botës në Rusi 2018. Djemtë e Low aktualisht janë duke luajtur në Kupën e Konfederatave në Rusi, ku do të mbrojnë titullin si kampionë bote vitin tjetër. Tre vite më parë Gjermania i shkaktoi një nga humbjet më të mëdha të historisë Brazilit, duke i mundur në gjysmëfinale me rezultatin 7:1.

Në prag të ndeshjes ndaj Kamerunit në Sochi, Low thotë se priste që Brazili është shëruar nga ai episod nëse të dyja skuadrat do të ndesheshin bashkë në të ardhmen e afërt. “Mendoj se Brazili është rikuperuar nga ajo eksperiencë në gjysmëfinale. Ata kanë ndryshuar goxha.”

“Rezultatet pas Kupës së Botës kanë ardhur në rritje. Ata kanë fituar ndeshje dhe janë konsoliduar. Gjithmonë do të mbeten favoritë pasi kanë lojtarë të mrekullueshëm, lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të botës. Ka shumë talente aty dhe Brazili gjithmonë do të jetë favorit për të fituar Kupën e Botës.”

Më shumë nga RUSI 2018