Bundesliga

Löw dhe Kina, më në fund vjen lajmi i vërtetë!

Tifozët e futbollit gjerman në Shqipëri mund të qëndrojnë të qetë, sepse trajneri Joachim Löw nuk do të largohet nga Gjermania. Gazeta spanjolle “AS” para disa ditësh shkroi se Federata Kineze e Futbollit i ka ofruar 50 milionë euro për dy vite kampionit të botës, i konsideruar si pasardhësi ideal i trajnerit aktual, Marcello Lippi. Megjithatë, vetë drejtuesit e federatës së vendit aziatik kanë bërë me dije se ky lajm nuk është i vërtetë. (Edhe po të ishte, vështirë se Jogi do të hiqte dorë nga “pancerat”.)

Trajneri Joachim Löw, pas humbjes me Francën në gjysmëfinalen e Evropianit 2016

Lippi nuk po e përmbush misionin e tij për të kualifikuar Kinën në Botërorin 2018 dhe, me rritjen e interesit për futbollin kinez, ka pasur spekulime se veterani italian do të zëvendësohet. Megjithatë, kjo ka rezultuar vetëm një flakë kashte. “Si përgjigje për lajmet e publikuara nga mediet e huaja mbi Joachim Löw-in, duam të qartësojmë se informacioni nuk është i vërtetë. Lippi, një trajner i klasit botëror, aktualisht është trajneri i Kinës dhe Federata jonë ka besim të plotë tek ai”, – shkruhet në komunikatën zyrtare.

 

Më shumë nga Bundesliga