Bundesliga

Löw ka besim, ja kur do të rikthehet Götze në kombëtare

Löw ka besim, ja kur do të rikthehet Götze në kombëtare

Mario Götze do të jetë gati shumë shpejt për t’u rikthyer në kombëtaren e Gjermanisë. Heroi i Botërorit 2014, i cili shënoi golin e triumfit të “pancerave” në finalen me Argjentinën, ka qenë duke u rikuperuar prej disa muajsh nga problemet metabolike.

“Jam shumë i kënaqur me ecurinë e tij. Kam folur me të, ai ndihet mirë, po përparon dhe kjo i jep vetëbesimin e nevojshëm pas një pushimi kaq të madh”, – është shprehur trajneri Joachim Löw për revistën “Sport Bild”.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori i Dortmundit do të jetë gati në tetor. Sigurisht, ai ka nevojë edhe për disa ndeshje, sepse ende nuk është në 100%-shin e tij.

Watching my team 🇩🇪

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀MARIO GÖTZE (@gotzemario) on

Löw pret që Götze të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme, me Azerbajxhanin dhe me Irlandën e Veriut, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. “Mario ka qenë gjithmonë një lojtar i vlefshëm për ne, kështu që do të isha i lumtur nëse ai kthehet në formën e vjetër, pa vuajtur nga dëmtimet. Mario është një lojtar jashtëzakonisht i mirë, me cilësi të veçanta”, – ka shtuar 57-vjeçari.

Ndeshja e fundit e 25-vjeçarit me fanellën bardhezi ka qenë ajo e 15 nëntorit 2016 në barazimin 0-0 kundër Italisë në Milano. Gjithsej, ai ka luajtur 62 ndeshje me kombëtaren.

 

Më shumë nga Bundesliga