Connect with us

RUSI 2018

Löw, pas barazimit me Kilin: Gjermania luan gjithmonë për të fituar

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw tha se barazimi kundër Kilit (1-1) në Kupën e Konfederatave ishte një rezultat i drejtë, duke pranuar se gjëja më e rëndësishme për të ishte “organizimi mbrojtës”. “Ndeshja ishte e vështirë dhe intensive, por me rezultat të drejtë. Kjo ishte një ndeshje e nivelit më të lartë, sepse kundërshtari, ekip kilian, ka shumë variacione të lojës”, – tha Löw në një konferencë shtypi në stadiumin “Kazan Arena”. Ai theksoi se pavarësisht presionit të madh të praktikuar nga “La Roja”, ekipi i tij gjeti zgjidhje për të gjitha problemet që u shkaktuan nga lojtarët kundërshtarë:

“Kili është i njohur për vite me radhë se ka lojtarë fantastike, që gjeneron shumë raste dhe luan mjaft mirë. Kam pasur përshtypjen se lojtarët e mi ishin disi të humbur gjatë pjesës së parë. Ndoshta për dhjetë minutat e para. Alexis Sánchez shënoi një gol të jashtëzakonshëm.” Në të njëjtën kohë, ai ishte krenar për lojtarët e tij, në gjendje të mbanin “disiplinën mbrojtëse” për 90 minuta, çka për një ekip të tillë të rinjsh është “përvojë shumë e rëndësishme”. Löw pranoi se një barazim kundër Kamerunit në ndeshjen e fundit do të jetë i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por ka thënë se ekipi i tij “gjithmonë vjen për të fituar.”

Më shumë nga RUSI 2018