• Löw përsërit: Sa më pak skuadra, aq më shumë cilësi!

    Publikuar: 26 Dec 5:04

    Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, ka kërkuar më shumë bashkëpunim në debatin për shtimin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës në 48. Kjo ide ka frikësuar shumë drejtues federatash, trajnerë, futbollistë dhe ish-futbollistë, sepse në Kampionatin Evropian u pa që kombëtaret e vogla ulnin cilësinë e lojës (duke u përpjekur vetëm të mos pësojnë gola). “Ne duam që të dëgjohemi, por ka pengesa, – tha kampioni i botës së fundmi. 56-vjeçari është shumë kritik për shtimin e ndeshjeve dhe të kompeticioneve (si Kupa e Konfederatave) në futbollin ndërkombëtar.

    “FIFA dhe UEFA janë përgjegjëset, por ato kanë nevojë për një sy dhe duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur ndërmjet interesit komercial dhe perspektivës sportive”, – shtoi Löw. “Nuk duhet t’i mbingarkojmë gjërat. Nëse ke një produkt të mirë si futbolli, duhet të mendosh për shkurtime për të rritur sa më shumë cilësinë”, – argumentoi tekniku gjerman. Një mendim të ngjashëm dha edhe trajneri i Bayern-it, Carlo Ancelotti, para pak ditësh. Në Gjermani duket se të gjithë janë kundër kësaj reforme, por kokat e futbollit botëror kanë nevojë për vota më shumë se për cilësi loje.


    Lexo postimet e tjera